×
  • Lajme
  • Botë

    Gruaja buzëqesh për herë të parë pas 20 vitesh, pasi mjekët ia largojnë tumorin masiv nga fytyra

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 9:16

    Një nënë ka buzëqeshur për herë të parë në gati 20 vjet pasi mjekët larguan një tumor masiv nga fytyra e saj, transmeton Reporteri.net.


    Isatu, identiteti i plotë i së cilës nuk është i njohur, së pari vërejti një gungë në nofullën e saj kur ishte vetëm 10 vjeç, e cila shumë shpejt filloi të zhvillohej.

    Ajo e kishte të vështirë të merrte frymë për vite me radhë për shkak të tumorit, i njohur si ameloblastoma.

    27-vjeçarja gjithashtu ishte përqeshur shumë për shkak të pamjes së saj.

    E dëshpëruar, ajo udhëtoi 200 milje (321 km) nga shtëpia e saj në Sierra Leone në Guinea, për t’u përballur me sëmundjen e saj.

    Isatu bëri tri operacione për ta hequr tumorin e saj, nofullën e saj u zëvendësua dhe lëkura e saj u zbut përmes një procedure kozmetike.

    Kështu, familjarët për herë të parë pas 20 vitesh, panë buzëqeshjen e saj të bukur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!