×
  • Lajme
  • Botë

    “Hej plehrë, bëji të fala Bin Ladenit”, mesazhi i ushtarit amerikan që vrau Al Bagdadin

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 11:42

    Ushtari amerikan që pretendon se ka vrarë Osama bin Ladenin kishte një mesazh lamtumire për kreun e ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.


    “Përshëndetje, plehrë! Bëji të fala Bin Ladenit nga ana ime”, shkroi në Twitter Robert J. O’Neill.

    43-vjeçari O’Neill, një ish-Navy SEAL, njihet si personi që ka qëlluar për vdekje Bin Ladenin gjatë operacionit të majit të vitit 2011 në Pakistan, që përfundoi me vrasjen e liderit të Al Kaedës.

    O’Neill uroi edhe anëtarët e forcave speciale amerikane që u përfshinë në operacionin e Al-Baghdadit: “Treguam edhe një herë se nuk ka rëndësi se ku fshihesh, ne të gjejmë. Punë e paqme, djema”.

    Reagimi i tij erdhi pasi Presidenti Trump njoftoi të dielën në mëngjes se al-Bagdadi ‘vdiq si qen’ si rezultat i një sulmi brenda një nate nga forcat speciale të SHBA-së në strehimin e tij në veri-perëndim të Sirisë.

    Ndërsa detajet rreth operacionit u bënë publike gjatë gjithë ditës, Trump u tha gazetarëve të dielën se ai nuk i tha kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi për sulmin para se të ndodhte në Siri.

    Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se dëshironte të sigurohej dhe kjo të ruhej sekret. “Nuk doja të humbja burra dhe gra. Nuk dua të kem njerëz të humbur“, tha Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!