×
  • Lajme
  • Botë

    Humbi njërin sy në protestat e Rripit të Gazës, fotografi thotë se do të vazhdojë të bëjë foto me syrin tjetër

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 23:59

    Attiya Darwish u godit me bombolë të gazit lotsjellës në fytyrën e tij në dhjetor të vitit 2018 ndërsa mbuloi protestat në Rripin e Gazës.


    Për herë të dytë në më pak se tre muaj, një fotoreporter palestinez ka humbur syrin pasi është shënjestruar nga forcat izraelite gjatë një proteste.

    Attiyah Darwish u godit me një bombolë gazi lotsjellës në fytyrën e tij në dhjetor 2018, ndërsa mbuloi protestat javore në Rripin e Gazës pranë gardhit izraelit, transmeton Telegrafi.

    Protestat filluan në mars të vitit 2018, sepse palestinezët kërkuan të drejtën e kthimit në tokat e tyre, ku familjet e tyre u dëbuan me dhunë në vitin 1948.

    Sipas qendrës Al Mezan me bazë në Gaza për të Drejtat e Njeriut, të paktën 215 palestinezë janë vrarë gjatë demonstratave, përfshirë dy gazetarë. Dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur.

    Humb shikimin në syrin e majtë

    Darvish, i cili kërkoi trajtim mjekësor për syrin e tij në Egjipt dhe Jordan, u tha të dielën se ai kishte humbur të gjithë shikimin në syrin e tij të majtë.

    “Unë isha duke bërë fotografi, atëherë papritmas ndjeva një goditje të rëndë në fytyrën time me një shpërthim të fort”, tha 32-vjeçari për agjencitë e lajmeve palestineze, duke kujtuar momentin kur u plagos.

    “Unë rashë nga dhimbja dhe tronditja”.

    Darwish pësoi disa fraktura dhe kocka të thyera në fytyrë dhe nofulla, dhe gjakderdhje të rëndë në syrin e majtë dhe veshin e tij, gjë që fillimisht rezultoi në të paktën 80 për qind të dëmtimit të rëndë të shikimit, thanë mjekët e tij.

    Nofulla e poshtme e fotografit u riparua dhe kockat e thyera në anën e majtë të fytyrës së tij u zëvendësuan me një pllakë metalike.

    Darwish aktualisht punon për agjencinë palestineze të lajmeve al-Rai dhe ka qenë një fotograf për 10 vitet e fundit.

    “Unë nuk e ndiej anën e majtë të fytyrës time. Veçanërisht gjatë të ftohtit dhe kur ha”, tha Darwish, duke shtuar se ai do të vazhdojë të fotografojë.

    “Unë ende kam një sy pse të ndalem”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!