×
  • Lajme
  • Botë

    Juncker për pak sa nuk ia vuri flakën Zonjës së Parë

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 13:10

    Jean-Claude Juncker është sërish në qendër të vëmendjen për shkak të veprimeve të tij në publik. Të dielën e kaluar presidenti i Komisionit Europian ishte i ftuar për një vizitë zyrtare në Ruanda me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit në vend ku humbën jetën 800 mijë persona.


    Në rrjet po qarkullon një video ku Juncker merr shkopin me zjarr  (që simbolizonte flakën e shpresës) si të tjerët, por në vend që ta mbajë në një drejtim ai e kthen atë drejt Zonjës së Parë Jeannette Kegame dhe për pak i vë flakën.

    Raagimi i bashkëshortit të saj ishte i shpejtë duke i larguar shkopin Junckerit. Më pas i marrin rojet dhe i largojnë. Kjo nuk është hera e parë që Juncker është në qendër të vëmendjes për shkak të ‘bëmave’ të tij.

    Kujtojmë që gjatë një takim me liderët e BE-së në fund të vitit 2017 ai u shfaq i dehur. Po ashtu edhe gjatë samitit të NATO-s në korrik të vitit të kaluar, udhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste bilancën e tij disa herë përpara një darke gala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!