×
  • Lajme
  • Botë

    Kishin planifikuar sulme kundër xhamive, politikanëve dhe azilkërkuesve, arrestohen anëtarët e një grupi

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 15:59

    Disa anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë, janë arrestuar në Gjermani, pasi po planifikonin sulme kundër politikanëve, azilkërkuesve dhe xhamive.


    Sipas gazetës Welt am Sonntag, dymbëdhjetë persona, që dyshohet se i përkasin grupit “Der harte Kern”, u arrestuan ndërsa një tjetër person, që besohet se është po ashtu pjesë e grupit, është në arrati.

    Sipas mediave vendase, autoritetet kanë gjetur në banesat e tyre armë dhe materiale që mund të përdoren për të prodhuar bomba në kushte artizanale.

    Gjermania po përballet me rritje të mbështetjes për ekstremin e djathtë, sidomos në lindjen ish-komuniste të vendit.

    Ndërkaq, besohet se ky grup ekstremistësh kanë komunikuar përmes mesazheve në WhatsApp dhe kanë formuar organizatën, shtatorin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!