×
  • Lajme
  • Botë

    16 vjeçari theret për vdekje para shkollës, 50 shokët e incizojnë në vend se ta ndihmojnë

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 14:26

    Pasi mbaroi ora e mësimit, një vrasje ndodhi pranë Shkollës së Mesme Oceanside në New York gjatë ditës së hënë.


    Një grup adoleshentësh sulmuan dhe rrahën 16-vjeçarin Kasine Morris. Njëri nga sulmuesit e goditi me thikë në gjoks, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, transmeton Reporteri.net.

    Morris vdiq në spital pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, gjersa sulmuesi që e goditi me thikë u arrestua nga policia.

    Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Tucker Fly. Sipas policisë, Morris u vra nga xhelozia sepse dyshoi se po përpiqej t’ia rrëmbente të dashurën e tij.

    Policia njoftoi se të paktën 50 adoleshentë ishin në vendin ku ndodhi ngjarja. Askush nuk u përpoq ta ndihmonte të riun. Në vend të kësaj, ata regjistruan gjithçka me telefonat e tyre mobilë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!