×
  • Lajme
  • Botë

    Macron shkon në vendin e masakrës: Franca është në shënjestër të sulmeve

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 16:55

    “Franca është nën sulm,” kështu deklaroi Presidenti francez Emmanuel Macron, nga Nica, ku shkoi pas masakrës që ndodhi ditëm e sotme.


    Macron, njoftoi forcimin e mbrojtjes dhe shtimin e forcave të policisë në vendet e adhurimit dhe në shkolla.

    Ai dënoi sulmin dhe theksoi se nesër “do të mbahet një Këshill i Mbrojtjes ku do të merren masa të reja”.

    Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një sulm i rëndë në Nice të Francës, nga i cili mbetën të vdekur tre persona. Autori që vrau tre persona thirri në gjuhën arabe “Allahu Hakbar”

    Ndërsa në vonë gjatë ditës u shënuan edhe dy sulme të tjera. Ngjarja e parë e rëndë ndodhi në Avignion, ku një person është vrarë nga policia pasi i sulmoi ata. Ndërkohë, sulmi tjetër ndodhi në konsullatën e Francës në Arabinë Saudite.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!