×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 175 milion raste me COVID-19 në mbarë botën

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 12:19

    Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka shkuar mbi 175 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 175.184.928 raste me COVID-19.


    Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 34.264.727.

    Pas SHBA-së radhiten India me 29.183.121, Brazili 17.125.357, Franca 5.725.492, Turqia 5.306.690, Rusia 5.156.250, Britania e Madhe 4.535.754, Italia 4.237.790, Argjentina 4.038.528, Gjermania 3.715.870, Spanja 3.715.454, Kolumbia 3.635.835, Irani 2.990.714, Polonia 2.876.289, Meksika 2.441.866, Ukraina 2.219.824, Peruja 1.991.203, Indonezia 1.877.050, Afrika e Jugut 1.712.939, Holanda 1.667.560, Çekia 1.664.382, Kili 1.445.770 dhe Kanadaja me 1.396.798 raste.

    Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jetën 3.777.328 persona ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 158.707.573 persona.

    Aktualisht, në botë ka 12.700.027 të prekur nga COVID-19 të cilët janë në trajtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!