×
  • Lajme
  • Botë

    Mrekulli, foshnja 17 ditëshe shërohet nga koronavirusi pa medikamente

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 17:12

    Një foshnjë 17 ditëshe është shëruar nga koronavirusi pasi që është lindur nga një paciente e infektuar me këtë virus në Wuhan.


    Foshnja është pacientja më e re e cila është shëruar nga virusi në Kinë, njoftojnë mediat shtetërore – transmeton Reporteri.net.

    Ajo ka lënë spitalin të premten pasi është shëruar plotësisht, madje pa ndihmën e medikamenteve.

    Foshnja ishtë transferuar në spitalin e fëmijëve në Wuhan të njëjtën ditë që ishtë lindur dhe është diagnostifikuar me virus menjëherë pas lindjes.

    Deri më tash rreth 77 mijë njerëz në gjithë botën janë infektuar me këtë virus dhe afër 2,600 prej tyre kanë vdekur.

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!