×
  • Lajme
  • Botë

    Përleshje në plazhet në Spanjë mes ushtrisë dhe emigrantëve

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:54

    Spanja dërgoi ushtrinë në enklavën e Ceutës, ku brenda dy ditëve nga Maroku kanë mbërritur të paktën 8 mijë emigrant, një numër rekord ky që ka shqetësuar autoritetet vendase.


    Një pjesë e klandestinëve, 1.500 nga të cilët të mitur, u afruan me not.

    Zyrtarët vendase njoftuan se rreth 2,700 vetë i kanë kthyer pas, por të miturit jo.

    Qytetet e Ceutas dhe Melillas në Spanjë janë kthyer së fundi ne destinacione kryesore për emigrantët afrikanë.

    Trupat spanjolle u vendosën në plazhe, për të ndihmuar policinë kufitare në pikën kryesore të hyrjes në Ceutë-Tarajal.

    Nga ana tjetër, forcat marokene të sigurisë në Fnideq, qytetin ngjitur, lëshuan gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë një turmë të madhe emigrantësh pranë gardhit kufitar.

    Situata e krijuar e detyroi kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, të anulonte udhëtimin në Paris ku do të merrte pjesë në samitin e drejtuar nga Franca pikërisht për ndihmën financiare për Afrikën.

    Sanchez sqaroi se do të përqendrohet në krizën e Ceutës dhe u zotua se do ta rivendosë normalitetin në qytet.

    Forca kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, raporton se emigracioni i paligjshëm në Ishujt Kanarie të Spanjës, në brigjet e Marokut, është rritur ndjeshëm këtë vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!