×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i PE-së sërish në qendër të kritikave: Musolini bëri gjëra pozitive…

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 12:59

    Presidenti i Parlamentit Evropian,  Antonio Tajani sërish me deklaratat e tij ngjalli  një stuhi të re kritikash pasi deklaroi se diktatori fashist Benito Musolini “bëri gjëra pozitive për Italinë”, shkruan Politico.eu, transmeton Reporteri.net


    Mediat italiane shkruajnë se Tajani në një intervistë për emisionin e njohur të radios La Cancara tha: “Musolini? Përderisa nuk i shpalli luftë tërë botës, duke ndjekur Hitlerin, përderisa nuk solli ligje racore dhe përjashtoi një ngjarje dramatike në lidhje me udhëheqësin socialist Giacomo Mateotti, ka bërë gjëra pozitive për të ndërtuar infrastrukturën e vendit tonë.

    “Duhet të jem objektiv, nuk jam fashist, nuk kam qenë kurrë fashist dhe nuk ndaj mendimet e njëjta politike me të, por duhet të jemi të ndershëm, ndërtoi rrugë, ura, ndërtesa …

    Ai i ka kthyer shumë pjesë të Italisë”, shtoi Tajani. Ai megjithatë vuri në dukje se gjërat negative që kishte bërë Musolini ishin shumë serioze. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!