×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohet dokumenti sekret: Kriza e koronavirusit në Britani pritet të zgjasë deri në 2021

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 22:50

    Një dokument sekret i Shëndetit Publik britanik thotë se epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm. 


    Sipas të përditshmes britanike, The Guardian që ka publikuar këtë dokument sekret, ky virus në Britani do të çojë në spital 7.9 milionë persona.

    “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital”, thotë dokumenti sekret.

    Raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë “pritet” të infektohen nga virusi.

    Profesor Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë këtë shifër si skenarin më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai.

    “Që publiku të dëgjojë se mund të zgjasë 12 muaj, kjo do ti shqetësonte me të vërtetë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.

    Pranimi se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, duket se minon shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë këtë verë do ta vriste atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!