×
  • Lajme
  • Botë

    Reagon Erdogan pas karikaturave ku shfaqet me skena erotike

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 12:18

    Presidenti turk Erdogan i është përgjigjur karikaturës së fundit të revistës kontraverse franceze “Charlie Hebdo” gjatë një fjalimi sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të AKP.


    “Personalisht nuk ka nevojë t’u kthej përgjigje këtyre të pafytyrëve. Ajo që më dhemb më shumë është tallja që bëjnë me Profetin. Mërzitja më e madhe e imja është për këtë gjë. Nuk jam unë objektivi i atyre, por vlerat që ne përfaqësojmë“, u shpreh Erdogan.

    Dy ditë më parë, revista franceze botoi një karikaturë të Erdoganit me një grua të mbuluar gjysmë të zhveshur, gjë e cila ka sjellë mjaft reagime në Turqi.

    Drejtoria Turke për Komunikim tha të mërkurën se autoritetet e Turqisë do t’i marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore që janë të nevojshme si reagim ndaj karikaturës së presidentit Rexhep Erdogan në revistën satirike javore “Charlie Hebdo”.

    Zyrtarë të lartë turq e kanë dënuar karikaturën e publikuar nga revista e njohur, duke e cilësuar atë si përpjekje neveritëse për përhapje të racizmit kulturor dhe urrejtjes, shkruan Reuters.

    Mediet shtetërore më vonë raportuan se prokurorët turq i kanë nisur hetimet ndaj drejtuesve të revistës “Charlie Hebdo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!