×
  • Lajme
  • Botë

    Sekuestrohet anija që bllokoi Kanalin e Suezit, Egjipti kërkon 1 miliard dollarë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 21:51

    Gjykata e Ismailias, Egjipt, autorizoi sekuestrimin e anijes-kontejner “Ever Given”, e cila u përplas në Kanalin e Suezit në 23 mars, duke paralizuar trafikun tregtar për gati një javë.


    Autoriteti i kanalit, ka kërkuar kompensim nga pronarët e anijes me gati një miliard dollarë, një dëmshpërblim që kompania ka refuzuar ta paguajë deri më sot. “Ever Given” ndodhet akoma i palëvizshëm në Kanalin e Suezit, i ankoruar brenda Liqeneve të Hidhura, i vendosur rreth gjysmës së rrugës midis Detit të Kuq dhe Mesdheut.

    Autoriteti i kanalit, iu drejtua gjykatës, duke u ankuar se bllokada e trafikut shkaktoi një humbje prej rreth 15 milionë dollarë në ditë për mungesë të të drejtave të humbura të kalimit; përveç kësaj, ekzistojnë kostot e bëra për pastrimin dhe zhvendosjen e anijes-kontejner 400 metra të gjatë.

    Kjo e fundit, e vendosur në krah për shkak të erës së fortë, kishte penguar plotësisht kalimin e anijeve të tjera dhe kishte përfunduar duke rrëshqitur pranë një brezi rëre.

    Sipas agjencisë “Bloomberg”, pasojat e incidentit, ndihen ende sot në trafikun detar planetar, me ngadalësime në nisjet nga portet e Singaporit dhe Roterdamit.

    Lajmi për pretendimin e dëmeve, u konfirmua gjithashtu nga kompania angleze “P&I”, shoqëria e sigurimeve të “Ever Given”.

    Në detaje, kërkesa arrin në 916 milionë dollarë.

    “Më 12 prill, iu bë një ofertë kompanisë së Kanalit të Suezit për të mbyllur mosmarrëveshjen. Na vjen keq për vendimin pasues për konfiskimin e anijes”.

    Sidoqoftë, pronari i anijes nuk e komentoi kërkesën, vetëm sa bëri të ditur se negociatat janë ende duke u zhvilluar me autoritetet e Suezit.

    Megjithatë, Egjipti përsëriti që anija do të qëndrojë e palëvizshme, derisa të paguhet kompensimi. Edhe ekuipazhi aktualisht është i bllokuar në bord. Sipas agjencive të specializuara, shifra prej 916 milionë përfshin të ardhurat e humbura nga të drejtat e kalimit, shpenzimet e bëra për shpëtimin e anijes dhe madje 300 milionë për shkak të “dëmtimit të imazhit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!