×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon për ta grabitur, burri nxjerr armën dhe e tremb për vdekje, duke ikur plagoset nga një fqinj tjetër

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 18:09

    Ky është momenti kur një banor u drejtoi armën tre adoleshentëve, të cilët u përpoqën ta vidhnin në oborrin e tij, duke i frikësuar për vdekje.


    Adoleshentët dyshohet se kishin terrorizuar banorët e Tulsas në Oklahoma, me një varg plaçkitjesh gjatë javës, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.

    Në pamjet e kamerave të vëzhgimit shihet ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar duke  nxjerrë një armë nga xhepi dhe duke ju drejtuar grabitësve të cilët me shpejtësi ikin drejt makinës.

    Andrew Payton, 20 vjeç, dhe një 17-vjeçar u arrestuan në vendin e incidentit, por bashkëpunëtori i tyre 15-vjeçar iku. Ai u qëllua në oborrin e një fqinji derisa po ikte nëpër oborrin e tij.

    Zachariah Cook pretendoi se adoleshenti po vraponte tek ai kur ai e qëlloi atë, por refuzoi të fliste më shumë për policët. Ai është arrestuar nën akuzat për tentim-vrasje.

    Zyrtari i Tulsas, J.P. Ward, tha se oficerët policorë kishin nisur kërkimet në mbarë qytetin për të dyshuarit pas raportimeve për një numër të madh të grabitjeve. /Reporteri.net

    Shikoni videon:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!