×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthimi në Bejrut: Prifti po mbante meshën, momenti kur kisha i shembet mbi kokë

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 12:10

    Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj.


    Tashmë janë të konfirmuar 135 viktima dhe mbi 4000 të plagosur, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore dhe operacionet e atyre që ende mungojnë po vijon.

    Në rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë video nga momentet e shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi gjysmën e qytetit.

    Një video e publikuar së fundmi tregon një prift i cili është duke mbajtur meshën dhe në momentin e shpërthimit fillimisht fiket zjarri dhe dritat, ndërsa ai vijon ritualin.

    Pak sekonda më vonë tavani i kishës fillon të shembet, ndërsa prifti vrapon për të shpëtuar. Sipas The Guardian, prifti ka arritur të shpëtojë nga shpërthimi që tmerroi botën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!