×
  • Lajme
  • Botë

    Stoltenberg: Largimi i SHBA-së nga traktati bërthamor, pengesë serioze

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 22:48
    NATO Secretary General Jens Stoltenberg holds a press point to brief the media in his capacity as Chairman of the NATO-Russia Council.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë vënë në pozitë të papërshtatshme shtetet anëtare të NATO-së pas tërheqjes nga traktati i kontrollit të armëve bërthamore me Rusinë.


    Këtë e ka thënë sekretari i kësaj aleance ushtarake, Jens Stoltenberg, për CNN.

    Ai daljen e SHBA-së nga Traktari i Forcave Bërthamore me Moskën e ka quajtur si ‘pengesë serioze’.

    “Jam pjesë e një gjenerate të politikës që është formuar në vitin 1980, ku të gjithë brengoseshim për rrezikun e një lufte nukleare dhe kur kishim mundësi që të arrinim traktatin e INF që jo vetëm nuk reduktoi raketat për ndaloi të gjitha armët”, ka thënë Stoltenberg.

    “Ditë e keqe për të gjithë ne të cilët besojnë në kontroll të armëve dhe stabilitet në Evropë”.

    “NATO do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur aleatët tanë në botë pa traktatin bërthamor”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!