×
  • Lajme
  • Botë

    Udhëheqësi i fundit sovjetik largohet nga pushteti: Kryeqyteti i Kazakistanit merr emrin e tij

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 13:12

    Presidenti i Parlamentit të Kzakistanit, Kassym Jomart Tokayev u betua sot si president i vendit, një ditë pas dorëheqjes së befasishme të liderit që një kohë të gjatë qëndroi në kye të vendit, Nursultan Nazarbayev.

    Tokajev në këtë mënyrë u bë presidenti i dytë i Kazakistanit që nga shpallja e pavarësisë, pasi që Nazarbayevgjatë ditës së djeshme befasoi të gjithë me ofrimin e dorëheqjes gjatë një pronocimi për media.

    Ai ishte në krye të Kazakistanit, tash e 30 vite, transmeton Reporteri.net

    Nazarbajev (78) sot mori pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, i cili u prit me një duartrokitje të madhe.

    Presidenti i ri në fjalimin e tij e lavdëroi ish presidentin Nazarbayev, duke e cilësuar si një reformator të madh.

    Ndërkohë deputetët e Parlamentit të Kazakistanit votuan sot për ndryshimin e emrit të kryeqytetit  të vendit në Nursultan, në nderim të presidentit të parë të Kzakistanit të pavarur, Nursultan Nazabajev. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!