×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes 5-vjeçarja shqiptare në Greqi pasi goditet nga vetura

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 16:35

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku ka humbur jetën një vajzë 5-vjeçare shqiptare.


    Siç njoftojnë mediat në Shqipëri, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”, vajza me emrin Klaudia ishte duke mbledhur lulëkuqe në anë të serrave në Lechaina në Ilia kur është goditur nga automjeti dhe është marrë zvarrë.

    Vajza u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

    Sipas mediave greke, prindërit e saj Bledi dhe Dorina, shqiptarë emigrantë në Greqi që punojnë prej 30 vitesh në vendin fqinj janë në gjendje shoku. Ata punonin në serrat e shalqinjve teksa kishin marrë me vete edhe vajzën që sapo ishte kthyer në nga kopshti.

    Tutje thuhet se çifti ka dhe një djalë më të madh që është në gjimnaz, teksa varrimi i vajzës pritet të bëhet në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!