×
  • Lajme
  • Botë

    Vendet e vetme ku Coronavirusi nuk ka mbërritur ende

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 18:02

    Koronavirusi është përhapur pothuajse në të gjithë botën, përveçse në disa ishuj të Paqësorit, në Antarktidë dhe në Korenë e Veriut.


    Ishulli tropikal i Palaut në veri të Oqeanit Paqësor është shumë larg ishujve të tjera dhe ende nuk ka njohur një rast me COVID-19. Gjithsesi, ky vend ka marrë masa shtrënguese dhe supermarketet po zbrazen nga banorët e frikësuar.

    Ishuj të tjerë pa koronavirus janë Samoa, Tonga, Mikronezia, Ishujt Solomon dhe Ishujt Marshall.

    Edhe në 4 baza në Antarktidë, janë rreth 90 njerëz që mund të hanë ende darkë së bashku dhe të përdorin palestrën.

    Një vend tjetër që ende nuk ka regjistruar raste me COVID-19 është Turkmenistani.

    Koronavirusi ka prekur më shumë se 800 000 persona në të gjithë botën, duke shkaktuar mbi 39 000 viktima. /A2CNN/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!