×
  • Lajme
  • Botë

    Vendi i vetëm në botë që ende nuk është prekur nga coronavirusi. Pse?

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 9:27

    Në Veriun e Largët, mbrojtja nga një virus që ka rrethuar globin është veçanërisht kritik. Bëhet fjalë për Nanavut, një territor i banuar me 33 mijë banorë, por që ka territor sa e gjithë Meksika.


    Ky vend edhe pse ende nuk është prekur nga coronavirus, ka frikë se nëse i ndodhë ajo që po i ndodhë gjithë botës, banorët do të jenë shumë të rrezikuar.
    Atje sëmundjet e frymëmarrjes janë më të shpeshta se në shumë vende tjera, dhe rreth pesë herë më të larta se sa mesatarja në Kanada. Kur dihet se coronavirus sulmin po e bën te këto organe, nëse virusi shkon edhe atje, atëherë rreziku do të jetë shumë i madh.

    Por, pse në këtë rajon ende nuk ka asnjë rast të prekur me këtë virus. Përgjigja është se ai ëshët një rajon shumë i izoluar, dhe kontakti i tij me pjesën tjetër të njerëzimit, është vetëm përmes rrugëve ajrore. Pra, është ajo për të cilën e gjithë bota po e sheh si shpëtim, distancimin social. E ky rajon atë e ka natyrshëm.

    Megjithat, tuberkulozi është akoma një kërcënim i madh për shëndetin në të gjithë Nunavut, sistemi mjekësor është i kufizuar dhe familje të mëdha jetojnë në një shtëpi të përbashkët. Nëse ky rajon do të prekej nga virusi, këto rrethana do ta bënin atë shumë të rrezikshëm.

    “Ne e dimë se ky virus mund të ketë një efekt të vërtetë makthi në komunitetin tonë, kështu që ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi,” tha Merlyn Recinos, një zyrtar bashkie në këtë vend.

    “Ne duhej të merrnim masa parandaluese sepse pasi të jenë në bashkësinë tonë, ajo do të përhapet me të vërtetë shpejt, thjesht për shkak të mënyrës se si janë vendosur komunitetet.”

    Të dhënat më të fundit të Covid-19 të Kanadasë raportuan 4,018 raste të Premten në të gjithë vendin dhe 39 vdekje. Virusi është shfaqur në secilën nga 10 provincat dhe dy nga tre territoret e tij – përveç Nunavut.

    Territori mund të jetë një provë e gjallë se distanca sociale funksionon.

    Një tipar unik i Nunavut është se kryeqyteti i tij Iqaluit dhe 25 komunitetet e tij janë të lidhura vetëm me njëra-tjetrën – dhe me qytetet e mëdha në jug të Kanadasë – vetëm nga ajri.

    Kjo e bën më të lehtë mbajtjen e virusit jashtë territorit, por mund të komplikojë çdo reagim urgjent nëse koronavirusi gjen rrugën e tij.

    “Unë mendoj se fakti që ne kemi më pak pika hyrëse se kudo tjetër në botë është një nga arsyet pse është vendi i fundit,” tha Kryeministri i Nunavut Joe Savikataaq në një konferencë për shtyp të mërkurën në përgjigje të pyetjeve nga POLITICO.

    Savikataaq e përdori ngjarjen publike për të nxitur qytetarët e tij të praktikojnë distanca fizike edhe pse nuk ka pasur raste të raportuara të virusit. Ai paralajmëroi se injorimi i direktivës është “egoist” dhe “i papërgjegjshëm”.

    “Sapo të fillojë të përhapet në komunitet, person në person, kjo do të jetë kur ne do të kemi sfidën tonë më të madhe,” tha Savikataaq. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!