×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet brutalisht djali i ish-presidentit të Gjermanisë, publikohen pamjet e sulmuesit

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 15:58

    Fric von Vajczeker, 59 vjeç, djali i ish presidentit gjerman Richard von Vajczeker, u vra sot në një klinikë private në Berlin, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Vajczeker po mbante një ligjëratë kur, pas 55 minutash, një burrë rreth 57 vjeçar u hodh nga publiku dhe e goditi disa herë me thikë.

    Tani për tani nuk dihet se cili është motivi i sulmit, por supozohet se sulmuesi kishte probleme psiqike. Policia kontrolloi edhe banesën e tij, por asgjë e dyshimtë nuk u gjet. Më vonë gjatë ditës, ai do të merret për një vlerësim psikiatrik, pas çka do të merret një vendim kujdestarie.

    Menjëherë pas sulmit, të pranishmit nxituan të ndihmojnë Vajczeker, por ishte e kotë.

    Kolegët e doktor Vajczeker ishin në shok të plotë dhe tek të pranishmit u krijua panik i madh.

    Përndryshe, Vajczeker ka qenë shefi kryesor mjekësor i Departamentit të Mjekësisë së Brendshme në klinikën private Shlospark, në të cilën u vra që nga viti 2005.

    Spitali zhvillon leksione të rregullta për njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me mjekësinë dhe që duan të mësojnë për sëmundjet, diagnozën dhe terapinë.

    Babai i tij, Richard von Vajczeker, shërbeu si kryetar i Berlinit nga 1981 deri në 1984 dhe pastaj president i Gjermanisë nga 1984 deri në 1994. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=h6MxcG0ZWn4

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!