×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiq: Serbët e Kosovës janë nisur për të më ofruar mbrojtje nga protestuesit

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 15:45

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ka marrë informacione që populli serb në Kosovë është mbledhur për t’u nisur për në Beograd dhe për t’i ofruar atij mbrojtje nga protestuesit, transmeton Reporteri.net


    Vuçiq u shpreh se ka informacione se serbët në Kosovë, dëshirojnë të nisen për në Beograd për ta mbrojtur atë nga demonstreusit, të cilët  bashkë me liderët e SzS , po përpiqen të hyjnë në Ndërtesën e Presidencës, duke shtuar se u ka thënë atyre që nuk ka nevojë për mbrojtje nga askush sepse banda fashiste asnjëherë nuk do të qeverisë me Serbinë.

    Ai gjithashtu shtoi se Serbia kurrë nuk do të jetë një vend fashist.

    “Unë i bëj thirrje popullit tonë në Kosovë që ka nisur të mblidhet, dëshiron të vijë në Beograd, nuk ka nevojë për të më mbrojtur nga askush. Nuk ka kush të më mbrojë, Serbia kurrë nuk do të jetë një vend fashist dhe kurrë një udhëheqës fashist si  Boshko Obradoviq dhe një manjat si Gjillas dhe Jeremiq nuk do të qeverisin me këtë vend”, theksoi Vuçiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!