×
  • Extra
  • Extra

    Sondazhi që tregon se sa bëhen nervoz kosovarët

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 22:41

    Një sondazh i kompanisë analitike amerikane ‘Gallup’ ka treguar se kosovarët bëhen mesatarisht nervoz, në krahasim me shtetet e tjera.


    Në pyetjen se sa kanë shprehur emocionet negative, 17% e kosovarëve i janë përgjigjur pozitivisht sondazhit të kompanisë amerikane.

    Ndërkaq, 26% e banorëve të Shqipërisë kanë thënë se kanë shprehur nervozën e tyre gjatë ditës së djeshme.

    Vendi në të cilin më së shumti është shprehur nervoza një ditë përpara survejimit është Turqia (40%).

    Ndërkaq, përqindjet e banorëve të shteteve të rajonit që kanë shprehur emocionet e tyre një ditë përpara sondazhit janë si vijojnë: Serbia (20%), Bosnja dhe Hercegovina (22%), Maqedonia e Veriut (25%) dhe Mali i Zi (33%).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!