×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Samsung Galaxy S22 pritet të lansohet më 8 shkurt

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 9:59

    Samsungu pritet t’i kthehet datave të zakonshme për lansime të pajisjeve më të reja. Sipas raportimit më të ri, telefoni Galaxy S22 do të lansohet më 8 shkurt.

    Siç raportohet në Korenë e Jugut, Samsungu po planifikon një ngjarje më 8 shkurt dhe se pritet që pajisja e re të lansohet në një event online.

    Ftesat pritet të dërgohen më vonë gjatë muajit.

    Paraporositë për Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra pritet të nisin më 9 shkurt, ndërsa shitjet më 24.

    Krahas pajisjeve të Galaxy S22 do të lansohet edhe tableti Galaxy Tab S8, me tri variante.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!