×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi “Defense 24”

    Ngritja e kapaciteteve, Maqedonci: Do të vazhdojmë investimin në FSK

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 14:20

    Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar zëvendësministrin e Lituanisë, Zhilvinas Tomkus.

    Ai ka takuar edhe zëvendësministrin e Koresë së Jugut, Sung IL, ish-ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, si dhe anëtarin e Parlamentit, Mariusz Błaszczak.

    Me zëvendësministrin e Koresë së Jugut diskutuan rreth formave se si mund të vendoset bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes.

    Ndërsa me zëvendësministrin e Lituanisë diskutuan rreth formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve dhe gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Grupit për Mbrojtjen e Ukrainës, si pjesë e Koalicionit të Deminimit.

    Po ashtu, ministri Maqedonci vizitoi shtandet e kompanive prodhuese të industrisë së mbrojtjes, të cilat prezantonin produktet e teknologjisë së fundit.

    Me këtë rast theksoi se në tre vitet e fundit është investuar në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë shumëfish më shumë se pesëmbëdhjetë vitet e kaluara.

    ”Do të vazhdojmë investimin në përputhje me planin operacional, kërkesat dhe nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha ministri duke shtuar se që nga viti 2025 do të fillojë faza e tretë e zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!