Drejtori i gazetës “Nacionale”, Berat Buzhala, ka njoftuar se kjo gazetë është cak i sulmeve kibernetike.
Buzhala ka thënë se rastin tashmë e kanë paraqitur në Polici dhe se i ka lajmëruar Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan Reporteri.net.
“I kemi lajmeru policine, e kemi paraqite rastin ne polici, ju kemi çu te dhana ckado qe kemi pase, i kam lajmeru ministrine e brendshme, mirepo sulmet ndaj Gazetes Nacionale nuk po ndalen. Cka duhmi me bo nese shteti nuk na mbron? Me e mshele gazeten? Me e ule kritiken?”, ka shkruar Buzhala.