×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Limaj: Nuk e di pse nuk ndodhi koalicioni Nisma-PDK

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 23:08

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dhënë detaje rreth bisedimeve me ushtruesin e detyrës së PDK-së, Enver Hoxhajt për koalicionin e mundshëm që në fund nuk u realizua.


    Limaj tha se së pari ka qenë kërkesë e Hashim Thaçit për t’u ofruar.

    Ai ka thënë në Kanal10 se me Enver Hoxhajn kishte dy takime.

    Sipas tij, në takimin e parë Hoxhaj i ka thënë se kanë nevojë për një koalicion SDCU-CSU, i cili ka zgjatur qe 70 vite.

    Kurse, në takimin e dytë Limaj tha se Hoxhaj i ka thënë se duhet të konsultohet me strukturat e partisë.

    “Për besë nuk e di pse nuk ndodhi koalicioni. Iu kemi ofruar PDK-së për shkak të një goditje kombëtare por ofertë nuk ka pas”, tha ai.

    Limaj shtoi se Hoxhaj pastaj nëpërmjet telefonit i ka thënë se kryesia e PDK-së ka marrë vendim që të shkoj e vetme në zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!