×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rrëzohet shtylla elektrike, krijohen kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 12:43

    Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, para pak çastesh është rrëzuar një shtyllë elektrike, ku si pasojë janë krijuar kolona të gjatë në rrugën.


    Qytetarët po presin për ndërhyrjen e ekipeve të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) për ta larguar atë.

    Po ashtu, reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës janë duke bërë që në disa zona të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

    Sipas KEDS-it, zonat më të prekura aktualisht janë Distrikti i Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht Prishtina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!