×
  • Lajme
  • Lajme

    15 prizrenas shoqërohen në polici, s’respektojnë masat ndaj pandemisë

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 10:17

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime ndaj 15 personave në rajonin e Prizrenit, pasi siç thuhet gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.


    Në raportin 24-orësh të Policisë, njoftohet së bëhet fjalë për raste të ndara.

    MOSVEPRIMI SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË PANDEMISË

    · Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 00:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Fsh. Landovicë, Prizren 09.08.2020 – 22:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

    · Fsh. Landovicë, Prizren 09.08.2020 – 22:45. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

    · Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 01:05. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Rr. Bekim Berisha, Prizren 10.08.2020 – 04:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj tetë të dyshuarve meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria, për kufizim të lëvizjes. Të njëjtit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

    · Fsh. Gjinovc, Suharekë 10.08.2020 – 10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për vetë izolim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Fsh. Korishe, Prizren 10.08.2020 – 15:00. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe kishte organizuar ahengje private (dasma), veprime këto që bien në kundërshtim me vendimin e qeverisë. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!