×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjet Aleancë në Suharekë, Haradinaj: Suharekasit e kanë nderuar AAK-në, ia kanë besuar votën

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 15:11

    Dega e AAK-së në Suharekë sot ka shënuar 20-vjetorin e themelimit. Për ta festuar këtë datë, prezent në këtë degë ka qenë edhe kryetari i degës, po ashtu, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.


    Haradinaj, në një prononcim medial, përgëzoi fillimisht qytetarët e Suharekës dhe kryetarin Muharremaj për angazhimin kundër pandemisë.

    Ai tha se në 20-vjetorin e AAK-së, falënderoi ata që ndihmuan në themelimin e AAK-së.

    “I përgëzoj qytetarët e Suharekës, kryetari Muharremaj dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë që të tejkalohet situata me pandemi. Aleanca ka mbushur 20 vjet në Suharekë. Sot e festuam këtë 20 vjetor, kryesisht me një falënderim për ata që kanë qenë këtu në themelim dhe për ata që e kanë përkrahur dhe fuqizuar aleancën”, tha ai.

    Haradinaj tha se AAK është e nderuar nga Suhareka për besimin që i ka dhënë në periudha të ndryshme.

    “Aleanca është jashtëzakonisht e nderume në Suharekë. Qytetarët e Suharekës i kanë dhënë besimin. Ka qenë nder i madh me qeverisë me Suharekën më herët me një mandat, është po ashtu nder tani të qeverisim me Suharekën nën udhëheqjen e kryetarit Bali Muharremaj”, tha ai.

    Ndërkaq, Muharremaj foli shkurt, duke uruar të gjithë mbështetësit e AAK-së dhe duke treguar se u nderuan me dekorata disa prej themeluesve të partisë në Suharekë.

    “Sot në Suharekë po festojmë 20-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosvoës. Dhamë disa dekorada për kontribuesit e Aleancës. Dëshiroj t’i uroj të gjithë mbështetësit e Aleancës”, tha Muharremaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!