×
  • Lajme
  • Lajme

    22 vjet nga masakra e Rezallës, djali kujdeset për varrin e babait që ende është i zhdukur

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 20:32

    Shaban Deliu, ka dy dekada që kujdeset për një varr brenda të cilit nuk gjendet trupi i babait të vrarë. E për varrin e të birit, Nezir Deliu kujdeset pothuajse çdo ditë.


    Por në të, pavarësisht mbishkrimit, nuk gjenden eshtrat e babait të tij, Nezir Deliut.

    Ky i fundit ishte në mesin e 98 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe me 5 Prill të vitit 1999, në Rezallë të Skenderajt.

    Ani pse tani kanë kaluar dy dekada pa ditur gjë se ku ndodhet trupi i familjarit të tyre, Shaban Deliu, e kujton në detaje ditën kur forcat serbe rrethuan fshatin Rezallë të Skenderajt.

    Pasi vranë 98 civilët e pambrojtur, forcat serbe zhdukën edhe kufomat.

    Trupat e disa prej tyre, u gjetën me pas në shtetin serb, në Rudnicë të Rashkës.

    Por në mesin e tyre, nuk ishte edhe trupi i Nezir Deliut dhe dhjetëra të vrarëve të tjerë.

    E tani familjarët, shpresa kanë që eshtrat e me të dashurit të tyre, të gjenden në lokacionin e ri të gërmimeve, në Kizhevak.

    E në 22 vjetorin e kësaj masakre, homazhe në Rezallë të Skenderajt, ka bërë edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Ky tha se s’ka paqe me shtetin serb, derisa këta të fundit t’i pranojnë krimet që i bëri në Kosovë.

    Këtu për homazhe, ishte edhe i pari i Skenderajt, Bekim Jashari.

    Atje u panë edhe politikanë të tjerë që shkuan për homazhe si dhe qindra qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!