×
  • Lajme
  • Lajme / Mbahet ceremonia e diplomimit

    445 policë të rinj i shtohen Kosovës

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 10:14

    Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Policisë së Kosovës iu kanë shtuar 445 pjesëtarë të rinj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në këtë ceremoni morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritar.

    Kryeministri Kurti tha se nga 445 policët që do të betohen sot 345 janë djem dhe 100 vajza. Prej tyre 88 nga janë nga komuniteti joshumicë.

    “Sivjet Policia e Kosovës i mbush një çerek shekulli ekzistencë dhe veprimtari. Që nga themelimi i saj , sot Policisë sonë po i bashkohet gjenerata e 59-të vendit tonë do ti shtohen edhe 445 policë të rinj që do të shërbejnë gjithandej vendit tonë duke i dhënë një masë përforcuese e përsëritëse kolegëve të tjerë policë Në strukturën e policisë së një shteti mund të lexohet edhe vetë struktura e shoqërisë dhe natyra e atij shteti. Nga 445 policët që do të betohen sot 345 janë djem dhe 100 vajza, kurse 357 janë shqiptarë dhe 88 nga komunitetet joshumicë”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!