×
  • Lajme
  • Lajme / Festa zyrtare

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 23:00

    Nesër, më 1 Maj, është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët.

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, proteston në shenjë pakënaqësie ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë. Marshi nis nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar drejt Qeverisë.

    SBASHK-u paralajmëron protestë më 1 maj

    Kjo protestë është paraparë të nisë në orën 10:30 dhe të zgjasë deri në orën 12:30.

    Edhe Rinia Demokratike e Kosovës pritet të zhvillojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës në orën 10:00.

    Rinia e PDK-së më 1 Maj aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës

    Gjithashtu, edhe Blloku Feminist Antikapitalist organizon marsh protestues për Ditën e Punëtorëve në orën 12:00.

    Sindikatat, edhe në të kaluarën kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Kuvendin e Kosovës, kryesisht për Ligjin për paga.

    Ligji i Festave Zyrtare në Republikën e Kosovës përshinë njëmbëdhjetë festa zyrtare me dymbëdhjetë ditë pushim (dy ditë të Vitit të Ri, 1 dhe 2 janar).

    Në mesin e këtyre festave, janë edhe: Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (9 prill); Dita e Punëtoreve (1 maj) dhe Dita e Evropës (9 maj).

    Më 1 Maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejta dhe kushte më të mira pune.

    1 Maji i parë lind në Paris në 1889-tën. Ideja u hodh gjatë Kongresit të Internacionales së dytë, të mbledhur në kryeqytetin francez. Objektivi i organizatës së krijuar nga hiri i organizatës së parë ishte ai i koordinimit të aktiviteteve të të gjitha partive kombëtare të lidhura me lëvizjen e punëtorëve. U vendos të realizohej një manifestim i madh për t’i kërkuar autoriteteve publike që të reduktonin ditën e punës në 8 orë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!