×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika

    Hoxhaj: Asociacioni i Kurtit është përbindësh, është autonomi

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 21:46
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj

    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e ka quajtur “përbindësh”.

    “Kjo ideja e kushtëzimit gjerman dhe gjermanët folin në emër të tyre, por doja të ofroj një pamje se si duket në praktike politika e jashtme që bën qeveria Kurti. Përtej kësaj, kjo nuk është politikë e kushtëzimit që ne po interpretojmë në Kosovë, është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, dhe qytetarët duhet ta kuptojnë drejtë Kurti ka pranuar një marrëveshje të Brukselit dhe Ohrit që prej pikës 1 deri në 6 flitet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarë, për sovranitetin e Kosobvës, për fuqizimin e sovranitetit të jashtëm të Kosovës dhe deputetët që kanë votuar në Asamblenë Parlamentare të KiE, edhe ata që kanë qenë më hezitues, iu është thënë se Serbia ka pranuar që Kosova të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Tash jemi duke folur për pjesën e fundit të kushtëzimit. Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7 i famshëm i cili nuk është asociacioni i 2015, është përbindësh, është monstrum, është autonomi e plotë politike dhe territoriale”, u shpreh ai në Pressing.

    Hoxhaj tha se këto i ka thënë edhe më herët.

    “Në këtë drejtim mendoj që dështimi në KiE do të ishte njëra nga dështimet më të mëdha që ka Qeveria Kurti”, tha Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!