×
  • Lajme
  • Lajme

    51 aksidente trafiku brenda një dite

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 12:59

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së premte, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente komunikacioni.


    25 prej tyre u raportuan me të lënduar, ndërsa 26 të tjera vetëm më dëme materiale.

    Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 1 mijë e 652 tiketa dënimi.

    Policia e Kosovës ka raportuar se vetëm dje janë arrestuar 19 persona, 15 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

    Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Pejë saktësisht në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!