×
  • Lajme
  • Lajme

    70 vjeçarja nga Kaçaniku që është kthyer nga Italia dërgohet për analiza në QKUK

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 15:36

    Një grua e moshës 70 vjeçare nga Kaçaniku që pak ditë më parë ka ardhur nga Italia për në Kosovë është dërguar urgjentisht në QKUK, nën dyshimet se mund të jetë e infektuar me virusin korona.


    Rastin e ka konfirmuar për Express drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Kacanikut, Diana Reka. Ajo ka deklaruar se e njejta është dërguar për t’iu bërë analizat.

    “Po jemi të njoftuar, dyshohet është një person i moshës 70 vjecare. Jemi të informuar, megjithatë duhet të priten analizat”, ka deklaruar ajo.

    70 vjecarja kishte ardhur ditë më parë nga Italia, derisa, në rast se analizat dalin se ajo është e infektuar me virusin korona atëherë, do të izolohen dy familje, pasi që ditë më parë e njejta kishte marrë pjesë në një varrim.

    Express merr vesh se gruaja është nga fshati Begracë i Komunës së Kaçanikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!