×
  • Lajme
  • Lajme / Propozimi

    9 Qershor, kreu i PDK-së ia propozon qeverisë datën e zgjedhjeve

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 21:35

    Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës 9 qeshorin si datë të zgjedhjeve të reja, përcjell Reporteri.net.

    ”Duhet mu taku dhe me u dakordu. Duhet të koordinohemi. Ta kemi një datë. Unë po ua propozojë 9 qershorin. Kjo legjislaturë duhet të shpërbëhet”, u shpreh ai në Pressing.

    Partia Demokrarike sot e ka shpallur Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

    “Lider që i ofron qytetarëve siguri”, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër

    Krasniqi, ka refuzuar ofertën e AAK-së për koalicion, ndërsa ka thënë se “në asnjë formë nuk preferon një koalicion VV-PDK”.

    Rreth gatishmërisë së kryeministrit Kurti për shpalljen e zgjedheve të reja, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë para disa ditësh se më në fund kryeministri i është përgjigjur thirrjes së tij që nga korriku i vitit 2023.

    Krasniqi i bindur tha se Kurti dhe Qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve që i kanë dhënë, pasi sipas tij sot qytetarët po jetojnë edhe më keq.

    “Kjo është më pak e rëndësishme që Kurti më në fund po i përgjigjet thirrjes sime nga korriku i vitit të kaluar. PDK qysh në korrik të vitit të kaluar ka një qëndrim zyrtar nga mbledhja e asaj kohe e këshillit tonë drejtues, ku i kemi bërë ftesë Kurtit dhe ofertë që ta ndihmojmë përmes shpërndarjes së legjislaturës së Kuvendit për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt. Ne edhe sot e kësaj dite atij qëndrimi tonë, e kemi të njëjtin qëllim. Jemi të bindur që Kurti dhe Qeveria kanë dështuar në përmbushjen e të gjitha premtimeve që i kanë dhënë. Sot qytetarët jetojnë më keq se para tri vitesh. Ka një ekonomi në stagnim, arsim të degraduar, shëndetësi publike në kollaps, ka biznese që janë të frikësuara dhe më e rënda shumica e të rinjve po kërkojnë perspektivë më të mirë jashtë vendit”, tha Krasniqi sot para gazetarëve./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!