×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta votojë PDK, Vjosa Osmanin për presidente? Flet Enver Hoxhaj

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 17:18

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar para takimit me Këshillin Drejtues të partisë.


    Hoxhaj ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve edhe për ri-organizimin e kësaj partie.

    “Sot kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues që është e rregullt. Mbledhjen e fundit e kemi pasur në dhjetor dhe çdo tre muaj e kemi një të tillë. Agjenda jonë është që të diskutojmë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, cilët ishin faktorët që sollën atë rezultat zgjedhor që mori PDK dhe mbi të gjitha të bisedojmë për atë që si ne si PDK do të duhej të dalim me një koncept të ri politik qasemi elektoratit, qytetarit dhe se si ta ri-organizojmë PDK-në në nivel të degëve dhe nëndegëve. PDK-ja do të jetë një opozitë e vendosur dhe një front i Qeverisë që do të formohet javën e ardhshme“, ka thënë ai.

    “Kjo mbledhje nuk është asgjë tjetër veçse një dialog i brendshëm i PDK-së. As nuk ka iniciativë, as nuk ka vendim për shkarkime”, ka thënë ai.

    Më tutje ai tha se PDK-ja do të rikthehet e para në vend.

    “Kjo ka treguar që PDK-ja ka lidership dhe kapacitet që do ta udhëheq veten e saj rreth tokës së premtuar që në politikë i thonë fitore. Ne do të rikthehemi në pushtet, do të bëhemi subjekti i parë politik në vend, por qytetarët e Kosovës më 14 shkurt e kanë mandatuar z.Kurtin që të formojë qeverinë dhe mua më kanë mandatuar që të qëndrojë në opozitë”, ka thënë ai.

    Më tutje ai foli edhe për votat që PDK-ja mund t’i jap për Vjosa Osmanin presidente. Hoxhaj theksoi se për një gjë të tillë , dje nuk ka marr mbështetje në kryesinë e partisë.

    “Ne dallojmë prej subjekteve tjera politike. Unë nuk i marr vendimet as në këtë konferencë e as në studiot televizive por në organet e PDK-së. Dje në mbledhjen e Kryesisë nuk ka pasur vullnet për një gjë të tillë ta shohim sot me Këshillin Drejtues”, ka thënë ai.

    Dje Hoxhaj ka mbajtur takim edhe me kryesinë e PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!