×
  • Lajme
  • Lajme

    A po frikohet Kurti se përmendja e Bashkimit Kombëtar i humb vota: Kush nuk na do e përmend ‘Shqipërinë e Madhe’

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 14:06

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partia që ai udhëheq, dikur e kishin parullë kryesore të tyre, madje edhe elektorale, Bashkimin Kombëtar, por tani ai mundohet që ta shmang atë sa më shumë nga fjalori i tij elektoral. Madje edhe kur të pyetet nga gazetarët për këtë, ai mundohet që t’i bëjë lajka pyetjes, dhe të përgjigjet në formë dykuptimësie.


    Kemi parë së fundi, ku ai i dha mbështetje edhe djemve të Kombëtares së Kosovës në futboll, edhe pse në postimin e tij në Facebook, nuk e kishte përmendur askund Kosovën.

    Në një intervistë për Deutsche Welle, gjatë qëndrimit jashtë vendit, për takimet me diasporën kosovare, Kurti kur është pyetur për ‘Shqipërinë e Madhe’ ka thënë se ‘ata që nuk e duan Vetëvendosjen, ia përmendin këtë asaj.

    Gjithashtu, Kurti është munduar që ta shmang këtë temë, duke dashur të lë të nënkuptohet se ai prioritet tash e ka luftimin e korrupsionit e krimit, dhe jo si dikur Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve.

    “Ne vazhdimisht po themi që prioritet mbi prioritet do të jetë luftimi i krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik me investime të përqendruara në gjenerimin e punësimit, luftimi i pabarazive, krijimi i urave. Ata, të cilët na duan, i përmendin këto gjëra që janë jetike për Kosovën, ndërkaq, ata të cilët dëshirojnë që t’i frikësojnë të tjerët me fitoren e vetëvendosjes, i përdorin këta flamuj të tjerë të vetëvendosjes për “Shqipërinë e Madhe”, kur dihet që “Shqipëria e Madhe” është një nocion i shpikur nga ata që synuan ta realizojnë Serbinë e Madhe”.

    “Unë besoj që është e rëndësishme të theksohet ajo që e duan qytetarët e Republikës se Kosovës se ka ardhur koha që të mos përjashtohet me parulla koti Lëvizja Vetëvendosje! Bashkimin Kombëtar nuk e do vetëm Lëvizja Vetëvendosje!, e duan të gjithë shqiptarët. Ai është një intensë historike. Por ne, prioritet mbi prioritetet kemi luftimin e krimit dhe të korrupsionit dhe punësimin e të rinjve tanë në mënyrë që ta zëvendësojmë emigrimin me punësim, ta zëvendësojmë korrupsionin me drejtësi dhe diskriminimin me barazi”, ka thënë Kurti. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!