×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Kurti e sheh koordinimin me aleatët si tradhti, për LDK-në është patriotizëm

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 13:44

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku ka thënë se ka një dallim substancial tek veprimet e Kryeministrit Kurtit, e që ky dallim sipas Abdixhikut, është tradhti.

    Në një debat parlamentar mbi situatën në veri, Abdixhiku ka thënë se sjellja e Kurtit të cilën e cilësoi “fëmijërore” e “populiste”, nuk ka të bëj me “patriotizëm”.

    Ndërsa për LDK-në, ai tha se koordinimi me aleatët e me miq është patriotizëm.

    “Unë besoj që me kryeministrin e vëreni një dallim substancial e që është ideologjik sepse ky koordinimin siç e ka thënë e siç e sheh, e siç e shpreh dhe me trup e me gjuhë, e sheh njëfarë poshtërimi.‘A doni koordinim a çfarë doni ju?.  Kjo është shprehja e tij. Për neve, koordinimi me aleatë e me miq, ata që tu kanë gjind në momentin më të vështirë historik, që ditën kur kanë nisë me u marrë me Kosovë kemi thënë kena shpëtu, me ata të cilët i përballim ato shkronja Z, ato banda kriminale, me ta duhet ta shtrojmë sovranitetin në veri. Ky dallim është substancial, e jotja çka po bën është tradhëti…sepse të zgjedhësh politikisht, të sjellësh kundër Kosovës, dhe NATO, dhe BE, dhe SHBA dhe aleatët tone gjithandej me deklarata publike, të zjedhësh të krijosh një vëmendje shtërore në ditën kur Vuçiq në Serbi përballet me një propaganda dhe ti asiston t’i heqësh atë vëmendje atij, t’a marrësh këtë barrë në emër të Kosovës, kjo s’ka lidhje me patriotizëm e dinjitet. Kjo është sjellje fëmijërore, populiste”, ka thënë ai.

    Seanca e Kuvendit është duke vazhduar me përplasje të shumta pozitë e opozitë.

    Aktualisht kryeministri Kurti ka lëshuar sallën. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!