×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri: Vjosa Osmani është kukull e Albin Kurtit

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 7:23

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur Presidentjen e Kosovës, Vjosa Osmanin “kukull e Albin Kurtit”.


    Tutje, Tahiri tha se në PDK “çdo ditë e më shumë po bindemi se kemi bërë mirë që nuk kemi marrë pjesë në votimin e saj”.

    “Vjosa Osmani duke ushtruar postin e presidentes, çdo ditë po na dëshmon se kemi bërë shumë mirë që nuk kemi nejt në sallë, mosreagimi i saj ndaj deklaratës të ministrit Vitia që të kërkohet që të hetohen mediat për punën e tyre është skandaloz. Kam prit që presidentja Osmani të reagojë në mbështetje të mediave, pra është garancë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës Presidentja e vendit, por çdo ditë po na dëshmon së është vetëm një instrument i Albin Kurtit, pra është kukull e Albin Kurtit”, tha Tahiri në Kanal 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!