×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri “tradhton” Pacollin, kalon në VV

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 22:28

    Lëvizjes Vetëvendosje do t’i bashkohet edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.


    Reporteri.net mëson nga burime se kreu i Mitrovicës, do të jetë anëtari më i ri i partisë së Albin Kurtit, me të cilën ka krijuar raporte të mira gjatë këtij viti.

    Burime të Reporteri.net, tregojnë se ky kalim i Bahtirit në Vetëvendosje, ka ndodhur sot gjatë ditës, pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka.

    Kalimi zyrtarizohet nesër në orën 16:00 ku Agim Bahtiri ka takim me Këshillin Drejtues të partisë, ku do te votohet për të kaluar në VV./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!