×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident me dëme materiale në Sllatinë, Policia jep detaje

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 21:40

    Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur sot gjatë orës 21:00 në Sllatinë në rrugën Prishtinë – Pejë.


    Lajmin për gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku janë shkaktuar dëme materiale.

    “Mund të konfirmojmë se rreth orës 21:00, në Sllatinë në rrugën Prishtinë-Pejë, është raportuar për një aksident trafiku me dëme materiale. Bazuar në informacionet e para, të involvuara në aksident janë dy automjete”, tha Kelani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!