×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Viti, vdes një person, lëndohen 3 të tjerë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 11:47

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vitisë.


    Një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.

    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

    “Sot, më 3 Dhjetor 2020, rreth orës 08:00h, në rrugën Kllokot-Viti, ka ndodhur një aksident me fatalitet, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lëshimeve nga viktima D.S. (1992), ku për shkak të tejkalimit të pasigurt është ndeshur me një automjet tjetër, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën. Gjithashtu, si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi i automjetit tjetër dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Regjional në Gjilan, ndërsa, njëri është transferuar në QKUK, në Prishtinë”, ka thënë Xheladini për Reporteri.net.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit D.S., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

     

    Nga fotot e publikuara të këtij aksidenti shihet se një veturë është rrokullisur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dalë ambulanca dhe njësitet e zjarrfikësve.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!