×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni kundër kontrabandës me mallra në Veri: Policia arrinë edhe në Leposaviq

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 9:24

    Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të gjerë në veri të Kosovës, për të arrestuar persona të përfshirë në kontrabandë me mallra që sillen nga Serbia në Kosovë.

    Bëhet e ditur se policët e njësive elitare kanë arritur tani edhe në Leposaviq.

    Policia e Kosovës kishte arritur që të kalojë barrikadën që serbët lokal e kishin vendosur në Zubin Potok për pengimin e policëve në operacionin e tyre.

    Deri tani janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për përfshirje në kontrabandën me mallra.

    Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në mesin e të arrestuarve ka edhe doganierë e policë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!