×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj pronarit të “Shell Kosova”, sulmoi fizikisht gazetarin

    Reporteri
    04 Maj 2022 | 16:21
    Në foto: Lulzim Kryeziu, pronar i Shell Kosova (AL-Petrol SHPK)

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pronarit të “Shell Kosova”, Lulzim Kryeziu, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gazetarin Fitim Çeku.

    Për rastin kishte raportuar Gazeta Online Reporteri.net, më 29 shtator 2020.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.K., pasi i njëjti, më 28.09.2020, në Veternik, konkretisht në pompën e derivateve “Shell”, pas një fjalosje me të dëmtuarin-gazetarin F.Ç., lidhur me një hulumtim për licencën e kompanisë, i pandehuri me dashje që t’i shkaktojë lëndime trupore të dëmtuarit e ka sulmuar fizikisht, me çka i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”.

    “Andaj aktakuza është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë, në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.

    Lulzim Kryeziu është djali i biznesmenit të ndjerë, Latif Kryeziu.

    Kamerat e sigurisë zbuluan sulmin e pronarit të ‘Shell Kosova’ Lulzim Kryeziu ndaj gazetarit – ai u prezantua me emër të rrejshëm

    Pronari i ‘Shell Kosova’ sulmoi fizikisht një gazetar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!