×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivitet për të pagjeturit në sheshin e Prishtinës: Zoti i dënoftë se drejtësia po vonon

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 12:40

    Familjarë të të pagjeturve dhe Organizata joqeveritare janë mbledhur tek memoriali i të pagjeturve në sheshin e kryeqytetit me djepa e pankarta.

    Në to ndër të tjera thuhet “Zoti i dënoftë se drejtësia po vonon”, “Kriminelët serbë na i vranë e masakruan edhe foshnjet në djep, ne gjithmonë i kujtojmë”.

    Ata po zhvillojnë një aktivitet si simbolikë që edhe këtë vit vazhdon të mos dihet për fatin e shumë familjarëve të tyre.

    Pjesë e aktivitetit janë edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!