×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e quan çorbë e çervish marrëveshjen në Washington

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 20:38

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin amerikan që u arrit më 4 shtator në Washington është çorbë e çorbë e çervish, shkruan Reporteri.net.


    “Kjo marrëveshje me dy lloj zotimesh vetvmeveti nuk është shumë për Kosovën dhe Serbinë por është MIciganin dhe Ohajon. Nuk mund ta shoh jashtë fushatës elektorale çka ka ndodhur edhe mbrëmë edhe më 4 shtator. Këto marrëveshje janë rrëmujë. Tekst me më shumë gjëra në një faqe e gjymë unë në jetën time nuk kam parë në negociata. 5 g, Ujmani, Izreali. Ky tekst është çorbe ose më mirë me thënë çervish dhe nuk është i implementueshëm. E ka karakterin elektoral”, tha Kurti në emisionin Desku të KTV-së.

    Ai ka thënë se Kosova ka bërë shumë koncesione në Washington.

    Kurti është shprehur se Avdullah Hoti do të hyjë në historinë e Serbisë si njeriu që ia hapi dyert e Shtëpisë së Bardhë presidentit të Serbisë.

    “Në atë tekstin e 4 shtatorit Kosova ka bërë shumë koncesione.  Kosova i ka bërë koncensionin e parë që kryeministri i saj ka shërbyer si çilim i kuq për presidentin serb. Shtëpia e Bardhë ka qenë për shqiptarët dhe Kosovën. Aty ka qenë presidenti Sejdiu, presidentja Jahjaga dhe presidenti aktual sa ka qenë kryeministër. Në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë mundur të hyjnë as Boris Tadiq as Koshtunica.  Fatkeqësisht kryeministri i paligjshëm i Kosovës nuk do të hyjnë në historinë e Kosovës por do të hyjnë në historinë e Serbisë, se person që ia hapi Serbisë dyert e Shtëpisë së Bardhë”, tha Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!