×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti: Sot i ndajmë postet, Qeveria do t’i ketë 12 ministri

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 14:11

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar bisedimet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, lidhur me finalizimin e marrëveshjes.


    Kurti nuk ka konfirmuar nëse gjithçka ka përfunduar sa i përket marrëveshjes, pasi ka thënë se shpreson e beson që do të bëhet një gjë e tillë sot, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, për një gjë, Kurti është shprehur i sigurt. Sipas tij, Qeveria e re do t’i ketë 12 ministri dhe pozitat do të diskutohen sot.

    “Sot do të vazhdojmë bisedimet për krijimin e një qeverie ku unë si kryeministër i ri do t’i kem 12 ministri. Këto bisedime do t’i zhvillojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Ne kemi harmonizuar programin tonë në 100%. Shpresoj e besoj që, qysh jemi marrë vesh për programin, sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive për këto ministri”, ka thënë Kurti para takimit me Mustafën.

    Ndërkohë, vlen të theksohet se kreu i LDK-së e askush nga partia e tij, akoma nuk kanë ardhur në Kuvend, ndonëse takimi ishte paraparë të niste në orën 14:00./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!